Rreth Agjencisë së Konsumatorëve

Agjencia e Konsumatorëve është një institucion shtetror detyra e të cilit është mbrojtja e interesave të konsumatorëve.

Qeveria dhe parlamenti i përcaktojnë objektivat e politikës së konsumatorëve dhe i vë kornizat e punës së Agjencisë së Konsumatorëve.

Agjencia e Konsumatorëve udhëhiqet nga një drejtor gjeneral i cili poashtu është Ombudspersoni i Konsumatorëve (KO). Ombudspersoni i Konsumatorëve (KO) monitorin tregun dhe i mbron të drejtat e konsumatorëve përballë ndërmarrjeve para ndonjë gjykate.

Ne punojmë me:

  •  Mbikqyrjen e ndërmarrjeve 
  •  Pranimin e denoncimeve
  •  Marrëveshjet me bizneset
  •  Që mallrat dhe shërbimet të jenë të sigurta 
  •  Që t’u ndihmohet konsumatorëve të përballojnë ekonominë e vet private
  •  Që këshilltarët komunal për konsumatorë dhe këshilltarët për çështje buxheti dhe borxhe, të trajnohen dhe t’u jepet mbështetje
  •  Që të rinjët të përforchen në rolin e tyre si konsumatorë 
  •  Këshilldhënie objektive për konsumatorët përmes Hallå konsumator 
  •  Këshilldhënie objektive për konsumatorë që blejnë në vendet e tjera në BE  
  •  Të monitorohen tregjet e ndryshme me qëllim të identifikimit të problemeve të konsumatorëve. 

Këshilldhënie objketive përmes  Hallå konsumator

Hallå konsumator është një shërbim informativ gjithëkombëtar që koordinohet nga Agjencia e Konsumatorve. Këtu mund të drejtohesh me pyetje rreth blerjeve të një malli apo shërbimi ku diçka është bërë gabim, pyetjeve rreth kontratave reklamimeve dhe konsumimit të qëndrueshëm dhe gjërave tjera për të cilat ti si konsumator ke nevojë.

Në uebsajtin hallakonsument.se  mund të gjesh njoftime të dobishme dhe ciceron praktik. Ti mund të telefonosh, dërgosh mail apo të bisedosh përms çatit. Ne të ndihmojmë direkt ose të udhëzojmë për më tutje tek ekspertët e autoriteteve tjera, zyrat e konsumatorëve apo veprimtarive komunale në çështje konsumatorësh 

Informata për konsumatorë dhe këshilldhënie në Hallå konsumator

Konsument Europa  për tregëti brenda BE-së

Konsument Europa është një njësi e pavarur e cila pjesërisht financohet nga Komisioni Evropian dhe hynë në rrjteinEuropean Consumer Centre. Konsument Europa të jep informata dhe këshilla nëse ti blen jashtë Suedisë në BE, Norvegji dhe Island.

Informata për konsumatorë dhe këshilldhënie uebsajtin Konsument Europa

Trajnim dhe mbështetje për këshilltarët komunal të konsumatorëve

Shumica e komunave u ofrojnë banorëve të vet udhërrëfim konsumatorësh. Ti mund të marrësh këshilla rreth çështjeve ekonomike private. De flesta svenska kommuner erbjuder sina invånare konsumentvägledning. Du kan också få rådgivning i privatekonomiska frågor. 

Kërko të dhëna kontaktuese të udhërrëfyesit në komunën tuaj

Senast granskad 24 november 2016