Kështu aplikon për përfaqësim nga KO-ja

Ombudspersoni i Kunsumatorëve (KO) nganjëherë mund t’i ndihmojë ndonjë konsumator me rastin e një mosmarrëveshje me një ndërmarrës.

KO mund ta përfaqësoj një konsumator në rrethana të caktuara:

  • Nëse mosmarrëveshja konsiderohet se ka domethënie sesi duhet aplikuar ligji në një fushë të caktuar 
  •  Nëse mosmarrëveshja prek një numër të madh konsumatorësh

Kur KO-ja e përfaqëson një konsumator në një mosmarrëveshje është shteti ai që i mbulon shpenzimet e gjykimit për konsumatorin. Pas aplikimit nga ana e konsumatorit, KO-ja e vendos nëse një mosmarrëveshje është e përshtatshme për përfaqësim përmes KO-së. Ti mund të aplikosh në një formular direkt në uebsajt apo përmes e-mailit. Zgjedhe menynë e majtë.

Adresa postale: 

Konsumentverket/KO
Box 48, 651 02 Karlstad

Aplikimi ytë bëhet dokument publik

Agjencia e Konsumatorëve është një institucion shtetror. Prandaj është e rëndësishme që të mbani mend se të gjitha dokumentet që arrijnë në Agjencinë e Konsumatorëve /KO sipas parimit kryesor bëhen dokumente publike dhe çdokush nga publiku i gjerë mund të kërkoj leximin e tyre.

Senast granskad 24 november 2016