Kështu e bënë një denoncim

Agjencia e Konsumatorëve/KO pranon denoncime rreth problemeve në fushën e konsumit.

Një denoncom tek ne nuk do të thotë se ti mund të marrësh ndihmë me rastin e mosmarrveshjes me ndërmarrjen. Por kjo mund të çoj në atë se ndërmarrja në të ardhmen detyrohet të ndryshoj marketingun apo kushtet e kontrates.

Ne pranojmë dencime që bëjnë fjalë për:

  • Marketing i gabueshëm apo mashtrues
  • Kushte të paarsyeshme të kontratës
  •  Informacion i gabueshëm rreth çmimit
  • Produkte apo shërbime të rrezikshme
  • Udhëtim i pezulluar apo i vonuar me tren apo aeroplan
  • Mangësi në qasje në tren apo aeroplan (asistencë, rezervime dhe mohim i hyrjes në trena apo aeroplan)
  •  Reklam përmes postës elektronike që nuk e ke porositur, të ashtuquajturën spam.

Denoncimi i ytë duhet të përmbaj 

  • Emrin e ndërmarrjes që do ta denoncosh dhe nëse denoncimi ytë bënë fjalë për ndonjë mall apo shërbim. Përshkruaj qartë se përse do ta denoncosh ndërmarrjen në fjalë.
  • Nëse denoncimi bëhet kundër marketingut është e rëndësishme të tregosh se ku dhe kur ka figuruar ai marketing. Nëse bëhet fjalë për reklamë në radio e tv, atëherë tregoje ditën e emitimit, kohën dhe kanalin.
  •  Bashkangjite shpalljen, kontratën, paketimin, produktin apo atë ndaj të cilit ke reaguar.
  •  Shkruaje numrin e telefonit apo mundësi tjera kontakti nëse ne kemi nevojë të kontaktojmë ty, për më shumë njoftime. Kuptohet ti gjithëmonë ke mundësi të jeshë anonim.

Dërgoje denoncimin në:
Konsumentverket
Box 48
651 02 Karlstad

Ti mund t’a dërgosh denoncimin edhe përmes e-mailit: konsumentverket@konsumentverket.se

Agjencia e Konsumatorëve është një instuticion shtetror. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet që i dërgon në Agjencinë e Konsumatorëve bëhen dokumente publike të cilat mund të lexohen nga publiku i gjerë.

Senast granskad 24 november 2016